Rama marrëveshje me Hungarinë për njohjen e certifikatave të vaksinimit

Arrihet marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vanksinimit.

Sipas ‘BalkanWeb’  Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufinjtë për levizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.

Sipas të njëjtave burime,  marrëveshje është arritur gjatë takimit Rama – Orban në Budapest ditën e sotme.