Veto për negociatat/ Rama: Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje nga Sofja për një zgjidhje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Rama thotë se ku ka dëshirë ka zgjidhje, dhe me  vullnet të mirë Maqedonia e Veriut e Bullgaria mund të tejkalojnë barrierat.

Ai thotë se Shqipërinë asgjë nuk e ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare, por momentalisht po respekton Bullgarinë e Maqedoninë e Veriut.

 

“Shumë faleminderit kryeministër juve dhe anëtarëve të kabinetit tuaj që na mikrpritët sot dhe nga ana tjetër faleminderit për frymën e bashkëbisedimit mes nesh për marrëdhëniet dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, marrëdhënie dhe bashkëpunim, siç e thatë dhe ju, e vërteta s’kanë asgjë.

 

Nga ana tjetër faleminderit për nënvizimin e faktit se Shqipëria është një vend realisht model për trajtimin e pakicave dhe ne ndjehemi shumë mirë që pas një nisme të marrë nga vetë ne disa vite më parë, legjislacioni ynë për pakicat u ngrit në një nivel që mund ta them me plot gojën është modeli i ekselencës në përputhje me parimet e standardet e KE dhe BE.

Në këtë kontekst më vjen shumë mirë që të vërej se sa herë kam mundësinë të takohem me miq nga Bullgaria, përfaqësues të qeverisë apo partive të ndryshme, këtu apo në Bruksel, të gjithë e nënvizojnë faktin e vënë në dukje dhe nga ju pak më parë, por dhe në bashkëbisedimin tonë se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota, plotësisht e integruar dhe në lirinë e vet për të kultivuar atë pjesë trashëgimie që duhet shkuar nga brezi në brez. Shembull domethënës që si një pakicë e vogël në numër bëhet urë mes dy popujve.

Lexo edhe :  Deklarata e SHBA-së për Berishën/ Basha: Asgjë e re! Po përpiqet të mashtrojë militantët

Do të thoja që është shumë e rëndësishm, absolutisht, për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është mjaft e ndjeshme këtu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut.

Por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavllnetshme, Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të negociatave.

Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë, ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e dy popujt në Bullgari e Maqedoni, kaq popuj të afërt, për një të ardhme të përbashkët.

E pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ka dëshirë ka zgjidhje. Me vullnet të mirë mund të tejkalohet.

Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë, aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut por shtrohet pyetja sa kohë kërkon e sa gjatë mund të presim.

Siç e thashë aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë që kemi përmbushur kushtet.

Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare. Do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort, besoj që mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve, mes dy popujve e dy udhëheqësve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj vërtet që të tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë çka dy palët supozojnë të bëjnë e të bëjnë. Shpresoj të ndodhë shpejt.’’- tha Rama.

Të fundit

Nis seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Rama, Kurti dhe Osmani bëhen bashkë në sallë

Ka nisur me himin e Kosovës mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë. Të pranishëm janë kryeministrat Edi...

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe/ Firmoset marrëveshja me Shqipërinë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë organizoi një event madhështor, duke bashkuar politikanë, intelektualë, pedagogë, studentë,...

UNDP dhe @SECO_CH bashkëpunojnë për të forcuar aftësitë ripërtëritëse në Shqipëri

PNUD dhe SECO, 2 milionë usd për mbrojtjen nga rreziqet klimatike UNDP dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, SECO po bashkëpunojnë për të forcuar...

Zbulohen çmimet e biletave për ‘Eurovision 2025’!

Përfaqësuesit e transmetuesit zviceran SRG SSR gjatë një konference për shtyp zbuluan detaje rreth temës dhe fazës së edicionit të 69-të të Eurovizionit,. Qyteti i...

2024-a, vit i pagave dhe pensioneve?

Nga Fatos Çoçoli Në këtë vit për herë të parë në historinë e buxheteve shtetërore të 34 viteve të fundit të Shqipërisë, u dhanë 110...

Lajme të tjera

Web TV