Caktohet vendi dhe ora/ Pas shkarkimit të Metës, Rama mbledh Kongresin e PS

Partia Socialiste ka vendosur të mbledhë Kongresin të shtunën, më 12 qershor.

Mësohet se Kongresi do të mbahet në orën 17:30.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur stadiumin “Air Albania” për të mbajtur këtë organizim në 30-vjetorin e PS-së.

Më herët socialistët i kanë zhvilluar takimet në ambiente si Amfiteatri i Liqenit apo sheshi “Skënderbej”, por duket se këtë herë zgjedhja është “Air Albania”.