NASA zbulon planetin e ngjashëm me Tokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një planet i “çuditshëm” është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët të cilët janë në kërkim të jetës jashtëtokësore.

Kërkuesit e NASA-s të “Jet Propulsion Laboratoru” dhe Universitetit të New Mexico kanë zbuluar exoplanetin TOU-1231b orbital i një ylli xhuxh M, i njohur ndryshe si xhuxhi i kuq.

Shkencëtaret ishin në gjendje të evidentonin këtë yll dhe të masnin rrezen me masën e TOU-1231b. Kjo më pas  u dha atyre të dhënat e nevojshme për të llogaritur dendësinë dhe hipotezën se nga çfarë është krijuar atmosfera.

Planeti ka një madhësi më të vogël se Neptuni dhe një orbitë 24-ditore, është më afër yllit të tij se Toka me diellin, por temperatura e tij është e ngjashme me planetin tonë.

Atmosfera e tij është afërsisht 330 Kelvin ose 140 gradë Fahrenheit, duke e bërë TOI-1231b një nga ekzoplanetët më të ftohtë, të vegjël, të arritshëm për të kryer studime mbi atmosferën e tyre.

Shkencëtarët thonë se është e mundur që mund të ketë re të larta të pranishme në atmosferë, dhe ndoshta ekzistencë të ujit.

Studimet e ardhshme të këtij planeti të ri do të na lejojnë të përcaktojmë se sa e zakonshme (ose e rrallë) është që retë e ujit të formohen rreth këtyre planetëve të butë”, tha shkencëtarja e Nasa JPL Jennifer Burt.

Dendësia e ulët e TOI 1231b tregon se ai është i rrethuar nga një atmosferë dhe nuk është një planet shkëmbor. Përbërja e atmosferës së këtij planeti është ende e panjohur.”, tha shkencëtarja tjetër, Diana Dragomir./MCN.tv.

 

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV