Nëna vari 3-vjeçaren në ballkon, i rrëshqet nga duart dhe ndërron jetë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një 23-vjeçare Anna Ruzankina është arrestuar për vrasjen e vajzës së saj.

23-vjeçarja e dehur dhe e bezdisur nga të qarat e fëmijës, vendosi të ndëshkojë atë duke e varur nga ballkoni për ta frikësuar por vajza e vogël i rrëshqiti aksidentalisht .

Një kalimtar regjistroi britmat e fëmijës së tmerruar që thërriste: “Mami, kam frikë!”. E ëma po e mbante nga bluza, por ajo u gris dhe vogëlushja u rrëzua duke vdekur në vend. Kamerat e sigurisë e tregonin nënën që zbriti me ashensor dhe pasi e mori vajzën, nisi ta shkundte e dëshpëruar me shpresën se kështu do të zgjohej.

Për ti shpëtuar përgjegjësisë, 23-vjecarja pretendoi se fëmija ishte ngjitur vetë në parmakun e ballkonit. Policia nuk e besoi variantin e saj. E reja tashmë është arrestuar dhe akuzohet për vrasje. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në 21 vjet heqje lirie.