Qëndroi 10 muaj në komë/ Ja fjala e parë që tha gruaja

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, sipas raporteve të mediave lokale.

Një grua në Itali është zgjuar nga koma pas 10 muajsh.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gruaja 37-vjeçare e identifikuar si Cristina Rosi ishte shtatë muajshe shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.

Vajza e saj, Caterina u lind përmes operacionit cezarian, ndërsa Rosi mbeti në koma pas dëmtimeve në tru.

Ajo tashmë është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, “Mamma”, ka treguar burri i saj.

Ne nuk e prisnim, ishte një gëzim vërtetë i madh pas kaq shumë vuajtjesh”, tregon bashkëshorti i saj Gabriele Succi për gazetën La Nazione.

Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill, për të marrë kujdes specifik dhe burri dhe nëna e saj kishin qënë pranë kur ajo ishte zgjuar. /MCN.tv.