Çuçi kërkoi nisjen e hetimeve për gjyqtarin, reagon KLGJ: Respektoni pavarësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u kërkoi ILD dhe KLGJ që të marrin në shqyrtim dhe të inspektojnë bazueshmërinë në ligje të vendimeve të gjyqtarit të Administratives në Gjirokastër, Elidon Papazisi, ka ardhur edhe reagimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor, thekson se ka konstatuar se ky është një rast i izoluar ndaj mosrespektimit të pavarësisë së gjyqtarëve në ushtrimin e veprimtarive.

KLGJ nënvizon se qëndrime të tilla nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit.

Po ashtu KLGJ shton se qëndrime të tilla ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë, të papranueshme në shtetin e së drejtës, në të cilin mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Sakaq Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët që vihen në dijeni të një veprimtarie apo sjelljeje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u dërgoi një letër KLGJ dhe ILD, ku shprehte shqetësimin në lidhje me disa vendime (sigurim padie) të dhëna nga Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, të cilat sipas ministrit, janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.

‘Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat. Gjithashtu, me keqardhje konstatohet se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të pavarësisë së gjyqtarëve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre për dhënien e drejtësisë.

Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendje të opinionit se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton se gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve dhe se ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve sjell përgjegjësi sipas ligjit. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Ky është kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.

Qëndrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit. Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë, të papranueshme në shtetin e së drejtës, në të cilin mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh bindjen se respektimi i gjyqtarëve dhe i funksionit e dinjitetit të tyre, sjell forcim të shtetit të së drejtës, si dhe rrit transparencën dhe përgjegjësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë vlerat thelbësore të një shteti të së drejtës. Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjelljeje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.’- thuhet në deklaratën e KLGJ-së.

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV