Historike! Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit OKB për vitin 2022-2023. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Mësohet se në votim morën pjesë 190 vende, ndërsa vendi ynë u mbështet nga 175 vende anëtare të OKB.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.