Vrau gruan me thikë, Gjyakata dënon shqiptarin me burgim të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata greke dënoi me burgim të përjetshëm një 61-vjeçar shqiptar, në qytetin Patra për vrasjen e gruas së tij. Vrasja makabre ndodhi në muajin qershor të 2014 në zonën Ahaia të Greqisë.

61-vjeçari e vrau gruan e tij me një thikë kuzhine e më pas e mbështolli trupin e të ndjerës me qilim dhe shkoi në polici ku tregoi ngjarjen.

Mediat raportojnë  se debati mes tyre nisi pasi gruaja këmbëngulte që të rikthehej në punë, kur kishte vetëm 8 ditë që kishte dalë nga spitali. Ndërkohë, 61-vjeçari i kërkonte asaj që të qëndronte në shtëpi.

Përpara gjykatës ai ka treguar se nuk kishte qëllim për ta vrarë dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë deri në momentin që e ndjera ra në tokë e mbuluar në gjak. Sipas tij, bashkëshortja e ka ofenduar, shtyrë dhe e ka goditur në gjoks, duke bërë që ai të humbasë qetësinë.

“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po përpiqesha shumë për shëndetin e saj“, tha i akuzuari.

I pyetur në Gjykatë se pse e mbështolli trupin e saj me qilim, 61-vjeçari u përgjigj se nuk dëshironte që ta shihnin fëmijët teksa ai shkonte në polici.

Pavarësisht se ai deklaroi se ishte një akt i pafalshëm dhe i nxituar, mediat greke kanë publikuar deklaratën e motrës së viktimës e cila thoshte se prej kohësh çifti kishte problem pasi 61-vjeçari ishte xheloz.

“Ai ishte xheloz për të dhe e rrihte shpeshherë pasi besonte se e tradhtonte” – është shprehur motra e të ndjerës sipas mediave greke.

 

Të fundit

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Lajme të tjera

Web TV