Shumica e rregullave aktuale të Covid-19 do të qëndrojnë në fuqi për katër javët e ardhshme dhe pas heqjes së izolimit të planifikuar më 21 qershor në Britani.
Ministrat britanik kanë firmosur për shtyrjen e grumbullimeve shoqërore.
Kjo do të thotë se pub-et, kinematë dhe klubet do të mbeten të mbyllura.
Kryeministri Boris Johnson do të konfirmojë shtyrjen e masave më vonë në një konferencë shtypi.
Shumë shkencëtarë kanë bërë thirrje që rihapja të vonohet për të bërë të mundur që më shumë njerëz të vaksinohen dhe të marrin dozat e dyta ndërsa rastet rriten dita ditës në Britani.
Ministri i Shëndetësisë Edward Argar i tha “BBC Mëngjesit”, se ai nuk mund të konfirmonte vonesën përpara njoftimit të kryeministrit, por se kishte një “rritje shqetësuese” të rasteve me variantin Delta./MCN.tv