Ylli i filave për të rritur, Lauren Kaye Scott e njohur si Dakota Skye , u gjet e vdekur të mërkurën e kaluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.
27-vjeçarja mori një sërë polemikash kur pozoi nudo para një vizatimi mural të George Floyd muajin e kaluar dhe shkruajti “Gëzuar ditën #GeorgeFloyd në #santabarbara <3 #dakotaskye barazia dhe trajtimi i ndershëm për të gjithë. Mural Dope”.
Skye u gjet nga burri i saj në shtëpinë e tyre në Los Angeles të mërkurën. Ajo ishte e varur nga alkooli dhe nga fentanili si dhe vinte nga një shtëpi ku kishte pasur shpesh abuzime seksuale.
Skye, e cila luajti në mbi 300 filma për të rritur i ishte përgjigjur të gjithë urrejtjes në internet që ajo mori për fotot e saj përballë fotos së George Floyd duke thënë se ajo kishte hequr këmishën e saj për të kritikuar policët duke u kërkuar përgjegjësi për keqpërdorimin e detyrës së tyre.
“Ajo vdiq pothuajse saktësisht dy vjet pas nënës së saj, motrës sime të vogël, vdekje e cila u shkaktua nga varësia ndaj alkoolit,” tha tezja e saj, Linda Arden, për The Sun.