Reforma në Drejtësi/ Balla: Ka përfunduar koha kur njerëzit emëroheshin nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit vlerësoi ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku tha se koha kur prokurorët e përgjithshëm emërtoheshin si horra dhe lavire bulevardi ka përfunduar. Balla tha se po konsolidojnë këtë rritje të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Balla tha se tashmë edhe emërtesa e njerve të drejtësisë ka përfundua.

Balla tha me tej se janë marrë 71% e rasteve të referuara të pandehur, ndërkohë që shtoi se kjo në kohën e Salës dhe të Ilirit nuk kalonte as 12%. Balla shtoi po ashtu se edhe Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim sa i përket politikanëve që do të hetohen.

Shumë vite më parë kur vinte të raportonte Prokuroria e Përgjithshme e bojkotonin raportimin e prokurores së përgjithshme. Sepse në atë kohë ishin horri dhe lavirja e Bulvardit. Këto kohë kanë ikur. Ne duhet të konsolidojmë këtë rritje të pavarësisë të institucioneve tuaja. Në këtë Kuvend përmendeshin zëra për vendet e punës për gjyqtarë dhe prokurorë. Ne sot kemi fale kësaj Reforme, vendimmarrje të duhur, emërtesa të duhura, masa disiplinore të duhura.

71% janë marrë të pandehur, nga rastet e referuara. Kjo është një shifër që është shumë domethënëse, kurrë më parë institucionet e prokurorisë nuk kishin një shifër që shkonte përtej 70% të personave të marrë në hetim. Në kohën e Saliut dhe të Metës, nuk e kalonte 10-12% nga ato që janë referuar. Ky është vetëm fillimi. Askush të mos thotë se ky është niveli më i lartë që kemi arritur. Procesi i vettingut na ka garantuar që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë persona që e kanë kaluar vettingun. Kemi deficite në numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi nuk kanë kaluar vettingun.

Sa i përket politikanëve as Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim nga vende të tjera që kanë kaluar këtë proces. Para 7-8 vitesh në Rumani ishin në proces dënimi nga kryeministra tek ministra një numër i konsiderueshëm. Edhe në Shqipëria ka ish-ministra në dyer të gjykatave, ka prokuror që janë dënuar në një shkallë të gjyqësorit. Ky është një proces që do të vijojë. Koha kur politika kishte kompetenca në emërtesa ka përfunduar një herë e përgjithmonë.’- tha Balla.

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV