Shqipëria marrëveshje me SHBA për teknologjinë 5G, reagon Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja e firmosur ditën e djeshme për rrjetin 5G mes Kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Teksa postoi një foto të Ramës dhe Bliken pas marrëveshjes, Kim shkruan se ky takim riafirmoi bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken dhe Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin dy palësh në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu presim ecurinë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, ‘partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, shkruan Kim.

Ditën e djeshme në Bruksel, Rama zhvilloi takim me Blinken, që në fund u përmbyll me firmosjen e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë. Shqipëria gjithmonë ka qenë e palëkundur në krah të SHBA sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze në fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei, pasi sipas saj lejon përgjimin dhe vjedh të dhënat.

Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.

Rrjeti i komunikimit 5G është më i shpejtë, me më pak vonesa dhe funksionon në më shumë pajisje, por nga ana tjetër paraqet rrezik për sigurinë. Kompanitë e internetit tashmë kanë filluar shpërndarjen nëpër botë të ofertave për gjeneratën 5G të internetit.

Të fundit

‘Paketa e Maleve’/ Tabaku: Qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale...

1996 – Shpërthimi tragjik i Fluturimit TWA 800 mbi qiellin e New York-ut

Më 17 korrik 1996, mbrëmja mbi Long Island u ndriçua nga një shpërthim i tmerrshëm. Një aeroplan i tipit Boeing 747, që sapo ishte...

Kufiri i pataksueshëm, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt Shqipërisë!

Udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre...

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të ri

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit.  Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga...

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri. Bin Zayed u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV