Lajm i madh, Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE: Ka bërë përparim të mjaftueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një kohe të gjatë kundërshtimi për nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim. Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

Ndryshe nga dy vite më parë, kur Holanda i mbajti derën të mbyllur Shqipërisë, tashmë ky vend i BE shprehet se ka “sinjale pozitive” nga Shqipëria. Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë më kundër integrimit të Shqipërisë, “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, raportojnë mediat holandeze.  Ata theksojnë se procedura e re e pranimit është “thelbësore”, ndërsa deklarojnë se një arsye për të rënë dakord për këtë është ndërhyrja kineze dhe ruse në Ballkan.

Pas këtij qëndrimi pozitiv të shprehur nga qeveria holandeze, por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria dhe Italia, duket se Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues, që do të pasojë konferencën e parë ndërqeveritare, e cila pritet të mbahet brenda këtij viti.

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Berishën, si kryetar partie?/ Deputeti demokrat jep emrat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis, ka komentuar situatën politike brenda PD. I...

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe sfidat si nënë e vetme

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Tuna na hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si...

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantë

Sot u sollën 27 emigrantë të tjerë nga Italia në Shqipëri. Anija e Marinës Ushtarake italiane, u nis mëngjesin e së martës nga porti...

Pse e ndryshoi papritur avokatin, Ilir Meta?

Ilir Meta ka marrë vendimin për të pasur një avokat të ri, Kujtim Cakranin. Më herët Ilir Meta kishte të njëjtin avokat që ka Sali...

VIDEO/ Momenti kur SpaceX Startship del jashtë kontrollit gjatë fluturimit

Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Musk për të udhëtuar në Mars. Anija kozmike u nis...

Lajme të tjera

Web TV