Motori del nga rruga, ndërron jetë 56-vjeçari në Memaliaj

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Memaliaj, ku ka ndërruar jetë 56-vjeçari Adem Hada.

 

56-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor dhe nga raportimet e para bëhet me dije se mjeti ka dalë nga rruga duke sjellë vdekjen e tij.

 

Ngjarja ka ndodhur në Krahës – Zhulaj, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.