Ndërtuan pa leje në Sarandë, Ksamil, Borsh, Himarë e Dhërmi, në pranga 3 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 persona janë arrestuar, 2 janë vënë nën hetim ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim pasi ndërtuan pa leje në Sarandë,  Himarë, Borsh Ksamil e Dhërmi.

Në Himarë u bë arrestimi në flagrancë Kujtim Xhaka 54 vjeç, banues në Dhërmi, pasi u konstatua nga shërbimet, duke ndërtuar pa leje nga autoritetet kompetente.

Në Ksamil u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i Festim Bardhit 47 vjeç banues në Konispol dhe Tori Prifti 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit Valseta Hita 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Po në Himarë u bë shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, e shtetasve: Donald Husi 29 vjeç, pasi ka ndërtuar tri objekte pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe Elidon Hajdini 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh.  U procedua penalisht edhe Dhimtër Lula 61 vjeç, pasi ka ndërtuar një mur mbajtës, në fshatin Dhërmi, pa leje nga autoritetet kompetente.

 

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim policor 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve, të dy strukturave prej druri dhe të një muri mbajtës.

 

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Lexo edhe :  Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet, në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasit K. Xh., 54 vjeç, banues në Dhërmi, pasi u konstatua nga shërbimet, duke ndërtuar pa leje nga autoritetet kompetente.

 

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, e shtetasve: D. H., 29 vjeç, pasi ka ndërtuar tri objekte pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe E. H., 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin Dh. L., 61 vjeç, pasi ka ndërtuar një mur mbajtës, në fshatin Dhërmi, pa leje nga autoritetet kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV