Vdekja e dy elektricistëve, arrestohen drejtori dhe inxhinieri i OST në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar drejtorin dhe inxhinierin e OST në këtë qytet, pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën dy elektricistët, Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, pasi u thye shtylla e tensionit të lartë, ku po punonin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:

  1. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
  2. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

 

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV