Po tani, përse nuk i hap kufijtë Greqia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ishte të martën ndër vendet e para që dha dritën jeshile për futjen e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta, duke u mundësuar kështu turistëve shqiptarë të udhëtojnë sërish drejt Europës pas më shumë se 1 viti izolim.

Megjithatë, nga vendi fqinj nuk ka asnjë sinjal se kur do të hapen kufijtë me vendin tonë. Ndërsa Shqipëria regjistroi 24 orët e fundit vetëm 2 persona të infektuar dhe asnjë të vdekur, Greqia vijon të ketë dhjetëra raste të reja dhe viktima, ashtu si dhe të gjitha vendet e BE me të cilat shteti fqinjë i ka hapur kufijtë.

Kur në mars 2020 u mbyllën kufijtë, pala greke e justifikoi me faktin se në Shqipëri kishte përqindje më të lartë se mesatarja e Greqisë dhe BE të të infektuarve për popullsi. Por, ashtu siç pasqyrohej edhe nga vendimi i BE-së, për ta futur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qetë.

Vetëm pesë ditë përpara se Komisioni Europian të jepte dritën jeshile për lejimin e udhëtimeve thelbësore me vendin tonë, Athina ka shtyrë masat deri në 21 qershor për kufijtë Greqi-Shqipëri. Kjo do të thotë se deri në këtë datë, Greqia mund të vendosë të mbajë të mbyllur kufijtë pavarësisht se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Kuota ditore e personave që do të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës drejt shtetit fqinj është 1 mijë e 500 veta. Drejt shtetit fqinj lejohen të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Greqi si dhe punëtoret sezonalë.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme mbylljen e kufijve me vendin tonë, është edhe fakti që më 14 qershor Greqia ka vendosur të njohë të gjitha vaksinat, edhe nëse nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. Teorikisht , do të thotë se këtë verë shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac apo të ruse Sputnik V do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendi fqinj, sapo të hyjë në fuqi vendimi i BE-së. Vaksinat që do të pranohen janë Novavax, Sinovac Biotech, Sputnik V, Sinopharm dhe CanSino Biologics.

Lexo edhe :  BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Megjithatë, edhe pasi Athina të marrë vendimin për hapjen e kufijve me Shqipërinë, një sërë kufizimesh duket se do të jenë në fuqi.

Ambasada greke në Tiranë ka shpjeguar 3 fazat e hapjes së kufirit grek dhe se si do të procedohet. Ajo bën të ditur se me Shqipërinë kufiri do të hapet pas 15 qershorit dhe se të gjithë ata që hyjnë do i nënshtrohen tamponit dhe do i kërkohet qëndrimi një natë në hotel deri në daljen e përgjigjes.

Nëse tamponi rezulton negativ, shtetasit shqiptarë duhet të vetë-karantinohen për një ditë dhe nëse rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinimit 14 ditor nën monitorimin e mjekëve. Gjithashtu fluturimet pas 15 qershorit në Greqi do të lejohen vetëm në drejtim të aeroporteve të Athinës dhe të Selanikut./Si

 

Të fundit

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë...

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera. “Më në fund doli dikush...

“Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga ‘çlirimi’ i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike,...

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

Lajme të tjera

Web TV