Rihapet “Disneyland”, ja rregullat e reja për vizitorët e vegjël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parku i njohur për fëmijë “Disneyland Paris” u hap për vizitorët këtë të enjte, pasi ishte i mbyllur për gati 8 muaj.

Anëtarët e veshur si personazhet e preferuar të Disney- mes tyre Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe Goofy- ishin duke ruajtur distancën fizike dhe të veshur me maska.

Sipas rregullave të reja të parkut, “veprimet e afërta, përfshirë përqafimet, janë të ndaluara përkohësisht, dhe vizitorët mbi moshën 6-vjeç duhet të mbajnë maskën e vendosur.”

Natacha Rafalski, shefja e Disneyland Paris, tha se rihapja ishte një moment i shumëpritur për të gjithë sektorin e turizmit dhe mikpritjes në Francë.

“Të gjithë e kemi pritur me padurim këtë moment”, tha ajo. “Restorantet, hotelet, parqet tematike, të gjitha vendet e mikpritjes, janë thelbësore për jetën e popullit francez.“, tha Rafalski./MCN.tv

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV