“Analiza e zgjedhjeve”, Partia Demokratike mbledh sot kryesinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë kryesinë për të bërë një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit por edhe ato të të brendshme.

Demokratët rikthehen në kryesi paraditen e sotme. Menjëherë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës si kryetar, forca kryesore e opozitës do të përfshihet në një proces analize të zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa pritet certifikimi i rezultatit nga KQZ, pas përmbylljes së procesit të ankimimit. Shkresa njoftuese e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, erdhi një ditë pasi Lulzim Basha në mesazhin e tij të rikonfirmimit pohoi se gara për kryetar do të pasohej nga të tjera zhvillime në PD. Nga mbledhja e kryesisë pritet miratimi i metodologjisë së analizës. Më shumë se analiza e arsyeve të brendshme që mund të kenë ndikuar në mbajtjen e demokratëve në opozitë, në njoftim fryma që i jepet këtij procesi është mbajtja përgjegjëse e mazhorancës për atë që demokratët e cilësuan masakër elektorale. “Të nderuar anëtarë të Kryesisë, ditën e premte, datë 18 qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite: 1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 prillit’’, tha Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm.  Procesi i analizës do të marrë një muaj kohë ndërsa më 17 korrik njoftohet edhe zhvillimi i Kuvendit Kombëtar, rendin e ditës së të cilit do ta miratojë kryesia e së premtes. Mësohet se do të jetë mbledhja e kryesisë që do vlerësojë nëse ka nevojë për ndryshime statutore dhe nëse organet e tjera të partisë do kalojnë apo jo në zgjedhje.

Zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike i ka qujatur zgjedhjet e 25 prilli si një “masakër zgjedhore”. Edhe pse PD ju kthye institucioneve duke kërkuar në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor të drejtën për të përsëritur zgjdhjet në tre qarqe sepse kanë vërejtur parregullsi, kjo është hedhur poshtë nga institucionet zgjedhore. Ndaj, Partia Demokratike ka marrë një vendim për ta dërguar çështjen jashtë kufinjve, në Gjykatën e Strasburgut. E për këtë, ekspertët në PD do të bëjnë materialin gati për tu dërguar atje. E përpos betejës me PS, Partia Demokratike do të gjej edhe gabimet e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe :  Rama:“Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë”

Zgjdhjet në PD

Pasi mbaruan zgjedhjet e përgjithshmë parlamentare, Partia Demokratike, ose më saktë kryetari i saj Lulzim Basha u bë gati shpejt e shpejt për të afruar kohën për të zzhvilluar zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Ndërsa ishin parashikuar në muajin korrik, Basha nxitoi për ti zhvilluar ato në 13 qershor. Basha ishte përballë tre kandidatëve: Agron Shehaj, Edith Harxhi si dhe Fatbardh Kadilli. Përballë të treve, Basha mori një mandat për herë të tretë. në mbledhjen e sotme do të diskutohen të dyja palët e zgjedhjeve që lamë pas, ose Basha do i shmnaget zgjedhjeve të fundit, pasi nga kundërshtarët u atakua për “manipulim” të votave.

Partitë e vogla duan para për të “mbijetuar”

Humbja e zgjedhjeve parlamentare mund të mos jetë e keqja më e madhe për opozitën. Partitë e vogla i druhen edhe kapitullimit financiar të tyre. Pesë aleatët e Lulzim Bashës iu drejtuan dyerve të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenin 88 të Kodit Zgjedhor i cili parashikon mënyrën e re të përllogaritjes së votave të partive garuese në koalicion, që praktikisht përkthehet në shumën e parave që marrin nga lekët e shtetit. “Votat që një parti ka marrë në një zonë zgjedhore ku nuk ka prodhuar deputetë nuk përkthehet në mbështetje financiare. Kjo shkelje e barazisë para ligjit është shkelje kushtetuese. Ai subjekt që siguron vota duhet të marrë financimin përkatës”, thotë Dardan Mustafa, avokat i Partisë Republikane. Ligji parashikon se partive pjesëmarrëse në koalicion i përllogaritet numri i votave në bazë të numrit të mandateve dhe kandidatët që nuk thyen herësin, konsiderohen me zero vota. Për Komisionin Qendror të zgjedhjeve, vota preferenciale nuk është e lidhur me përkatësinë politike. “Ligjvënësi nuk e ka lidhur votën parapëlqyese të kandidatit me përkatësinë politike të kandidatit. Pas ndryshimeve kushtetuese, ligjvënësi e konsideroi të drejtë ndryshimin e nenit duke përcaktuar edhe një formulë për ndarjen e fondeve të koalicionit”. Këto ndryshime u miratuan në 5 tetor 2020 dhe ishin pjesë e ndërhyrjes që mazhoranca bëri me dakordësinë e opozitës parlamentare, ndërsa ajo jashtë Kuvendit i denoncoi si të njëanshme.

Të fundit

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga...

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh,...

Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës...

Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të...

“Telenovela” me emigrantët/ MB e Italisë: Do vazhdojmë t’i dërgojmë në Shqipëri

“Lidhur me projektin e Shqipërisë, qeveria do ta vazhdojë atë. Do të çohet përpara”. Kështu bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme e...

Lajme të tjera

Web TV