Austria dhuron 1 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria do të ndajë një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë kancelari austriak Sebastian Kurz të premten.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të mbajtur me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Austria po ashtu ka ndarë 651,000 vaksina për këtë rajon përmes bllokut evropian.

“Përtej kësaj, ne po ashtu duam të bëjmë një kontribut bilateral si Republikë e Austrisë, andaj kemi vendosur, si qeveri, që të ndajmë një milion doza të vaksinave në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurz në një konferencë për media pas samitit.

Kosova është përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja

Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Në samit ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.
Dozat do të ndahen në periudhën nga gushti deri në fund të vitit, pa treguar se cila shtete do të përfitojnë të parat apo se si do të ndahen ato mes tyre.

Ai nuk ka treguar as llojin e vaksinës që do të ndahet për këtë rajon.

Të fundit

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lajme të tjera

Web TV