Mbledhja e Kryesisë së PD, brenda 10 korrikut paraqitet analiza e plotë e rezultateve të “25 prillit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne mbledhjen e Kryesisë që u zhvillua paraditen e së premtes në Selinë Blu u vendos që të kryhet një analizë e plotë e zgjedhjeve të 25 prillit e cila do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel qarku.

“Drejtuesi politik i qarkut ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 korrik 2021 të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion duke analizuar shkaqet, rrethanat, faktorët, në çdo zonë si dhe parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara si dhe të dhënat historike elektorale për gjithsecilën prej tyte.”

Për këtë, në çdo degë të partisë ngrihet një grup pune që ka në përbërje:

Kryetarin dhe sekretarin e degës

Nënkryertarët e degës

Sekretarin organizativ dhe sekretarin për çështjet zgjedhore

Raporti i plotë i analizës për zgjedhjet e 25 prillit do t’i paraqiten për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda 10 korrikut.

Kryesia vendosi që Kuvendi Kombëtar i Partisë do të mblidhet të shtunën më 17 korrik, ora 11. Në rendin e ditës, çështja e parë do të jetë, sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill. E dyta ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e këshillit të ri kombëtar.

Të fundit

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Lajme të tjera

Web TV