Largimi i Ruçit nga politika, zv. ministri Koçi: Vendosi partinë të parën, Berisha po mban peng PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pojani i Fierit ku mori pjesë në festën e grurit të Myzeqesë, Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur për largimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi nga politika. Ndër të tjera ai tha se Ruçi vendosi interesat e partisë para atyre personale dhe u largua në kohën e duhur.

“Ruci është një koleg dhe shok i pazëvendësueshëm.  Me këtë vendim tregoi simbolin e burrërisë dhe pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartësinë profesionale.  Besoj se do ta ndjejmë për një kohë të gjatë mungesën e Ruçit.  Kjo përvojë do të na shërbejë shumë, veçanërisht të rinjve. Gjithë përvoja e tij është një vlerë e madhe veçanërisht për të rinjtë që vijnë në radhët e politikës” , tha Koçi.

Sipas tij nga ana tjetër Berisha vazhdon të mbajë peng PD-në për mandatin e tij të deputetit.

“Mungon në PD një rast i tillë, sidomos kur flasim për një figurë siç është Sali Berisha  i cili sapo është shpallur në përbërjen e një listë të zezë në SHBA dhe ngaqë do më shumë interesat e veta dhe nuk do as partinë e vetë nuk do as veten e tij. Po të largohej nga PS do të ishte një barrë më pak për të. Duket që interesat personale janë më të forta sesa interesat publike, qoftë edhe të partisë së vetë që ka drejtuar për shume vjet”, tha ndër të tjera Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Të fundit

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!”/Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

SHBA do të revokojë vizat amerikane për studentët nga Kina. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i...

Gabimi më i madh i opozitës, për të cilin edhe unë kam përgjegjësi personale

Nga Rudina Hajdari Rezultati i zgjedhjeve të fundit tregoi më qartë se kurrë më parë se opozita i bëri vetes sërish një autogol të rëndë...

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit....

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i dërguari i Donald Trump për...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Lajme të tjera

Web TV