Goditet rrjeti i falsifikimit të testeve të COVID-19, arrestohen 10 persona, 3 nga të cilët mjekë

Profissional de saúde realiza teste para o novo coronavírus em Brasília 21/04/2020 REUTERS/Ueslei Marcelino

Nga përgjimet në grupin e goditur për trafik droge është zbuluar edhe një rrjet i falsifikimit të testeve të COVID-19.

Janë ndaluar 3 mjekë, 2 janë të Qendrës Spitalore Universitare, falsifikatorë dhe disa sekserë e agjencisë së udhëtimit, për teste COVID false. Në total 10 te arrestuar. Shisnin teste COVID fiktive. U zbulua pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet për të dhëna të pasakta.

Hetimet filluan kryesisht. Sekuestrohet edhe baza e falsifikimit kundrejt vlerave 35-40 euro. Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj