Mbërrijnë në vend 11.700 doza të vaksinës Pfizer/ Rama: Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vend 11.700 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID. Lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se numri total i vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 1,079,650.

Kryeministri thekson se vaksinimi do të vijojë pa u ndalur, deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.

Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama.

Edhe dje në Rinas mbërritën 50 mijë doza të vaksinës Coronavac, ndërsa numri i vaksinimeve të kryera ka shkuar në mbi 880 mijë, me objektivin për të arritur deri në 1 mln vaksinime brenda qershorit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Oegrta Manastirliu bëri me dije se është ulur edhe fasha moshore e vaksinimit dhe do të vijojë për mbi 50-vjeç.