Shpërthim me tritol në një biznes në aksin Lezhë-Milot, pronari nga Tirana (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim me tritol është shënuar në aksin Milot-Lezhë gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Bëhet me dije se trioli është vënë në mobilerinë e shtetasit Dëfrim Ajazit, banues në Tiranë. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

“Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Zjarr masiv në veriperëndim të Spanjës, dhjetëra fshatra nën kërcënimin e flakëve

Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën,...

Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

-Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i...

Rama ndan fotot: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri...

Aksident me tre të plagosur në Ksamil, turku me motor përplas italianin në trotuar

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës...

Kina po ndërton robotin që mund “të lindë” foshnja

Ekziston një robot për çdo gjë. Çfarë kohe për të jetuar – njerëzit po martohen me robotë të inteligjencës artificiale, dhe tani robotët së shpejti...

Lajme të tjera

Web TV