Presidenti Meta dekoron legjendat e Tiranës me titullin “Mjeshtër i Madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme tre legjenda të klubit të Tiranës. Bëhet fjalë për Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhales (pas vdekjes). Në fjalën e tij, Meta theksoi se vlerësimi vjen për kontributin e dhënë në futbollin shqiptar.

Postimi i presidentit Meta:

“Me mirënjohje për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, për personalitetin e gjithanshëm të treguar gjatë karrierës së tyre, për rezultatet e larta të arritura, si dhe për cilësitë e shkëlqyera të dëshmuara si lojtarë, pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, tre kampionë të “Tiranës”, mesfushorin e shkëlqyer, kapitenin Pavle Bagaviki, portierin e pakalueshëm Bujar Tafaj dhe mbrojtësin legjendar, të paharruarin Perikli Dhales.

Futbolli shqiptar ka nderin të ketë në histori skuadrën e “Tiranës”, që me rezultatet dhe futbollistët e saj lartësoi jo vetëm emrin e kryeqytetit tonë, por të mbarë sportit shqiptar.

Modeli dhe suksesi i arritur nga përfaqësuesit e asaj gjenerate të lavdishme futbollistësh, janë shembull frymëzimi për edukimin e fëmijëve me dashurinë për sportin dhe një trashëgimi e çmuar mbi të cilën duhet të mbështetemi për përgatitjen e talenteve të reja, që do ta ngrenë edhe më lart dinjitetin e fanellës bardhë e blu dhe kuq e zi”.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV