Rama premton reformë të thellë në ndërmarrjet e ujësjellësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Kamzës ku tha se iku koha që këto ndërmarrje shfrytëzohen si instrumente punësimi ka marrë fund. “Këto ndërmarrje kanë qenë instrumente për të punësuar në shtet, krushq, kushërinj, militantë, e jo duke vlerësuar rëndësinë e ndërmarrjes”, ka thënë Rama duke nënvizuar se do të bëhet një reprezale. Rama ka pranuar se sa i takon këtyre investimeve, Shqipëria është shumë mbrapa.

“Këtë duhet ta themi shumë qartë e hapur që jemi tepër mbrapa, në një masë të madhe ndërmarrjet e ujësjellësve janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjeve, si rezultat i shpërfilljes së nevojave për një ndërmarrjeje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të kualifikuar. Ka pasur progres në këtë drejtim, por të papërfillshëm”, është shprehur Rama. Kryeministri nënvizoi se do të ishte mirë që ujësjellësit të mos jenë të coptëzuara, por të bashkohen në një ndërmarrje të vetëm, në mënyrë që dhe menaxhimi i punës të ecë në drejtimin e duhur. “Nuk kemi pse të kemi ujësjellësa të copëtuara, mund të bashkohet. Kjo s’do të thotë që të mbyllen këto zyra, por do të thotë që ndërmarrja të bëhet kompani në dobi të qytetarëve. Duke i falënderuar nga zemra për prezencën e tyre të tre përfaqësuesit e këtyre entiteteve të rëndësishme dhe duke nënvizuar se prania ime këtu sot, që zakonisht s’i kam qejf këto inaugurime, është për të forcuar këtë partneritet. Dëshiroj t’i uroj të gjithëve punë të mbarë dhe besoj që me kushtet e reja të krijuara i gjithë ekipi i Kamzës do të jetë më i motivuar”, tha Rama.

Kryeministri pretendon se po zgjidh problemin më të madh për shqiptarët atë të furrniimit me ujë në çdo shtëpi pa orar. “Kjo do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë territorin, duke i dhënë fund përgjithmonë një historie jo vetëm tre dekadash të pluralizmit, por qindra vjeçar do të thosha sepse faktikisht asnjëherë në historinë e këtij vendi, furnizimi me ujë të pijshëm s’ka qenë i siguruar për qytetarët”, është shprehur Rama. Sipas kryeministrit këto ndërmarrje kanë shumë borxhe. “Nëse marrim tërësinë e borxheve të ndërmarrjeve të ujësjellësve, sasia është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara të OSHEE, kur nisëm reformën. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu! Ndërmarrjet ujësjellësi duhet të jenë me kapacitete të plota që e garantojnë këtë shërbim, në këtë aspekt, kemi shumë shembuj pozitive”, ka thënë ai.

Lexo edhe :  Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Soreca: Një Shqipëri e gjelbër, është rruga për në BE

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Kamzës. Ky investim, vjen si rezultat i bashkëpunimit mes BE, Zvicrës dhe Gjermanisë. Ambasadori Soreca, tregoi rëndësinë që ka ky investim për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën e saj drejt BE. “Një Shqipëri më e gjelbër, do të thotë një Shqipëri drejt BE”, tha ndër të terja Soreca. “Ky është moment i rëndësishëm për Shqipërinë moderne. Së pari dhe më e rëndësishmja ky program sjell ujë të pijshëm dhe kushte më të mira sanitare dhe higjienike për qytetarët. Ky program është shembull se si funksionon BE, duke krijuar partneritete. Ky program do e ndihmojë Shqipërinë të afrohet në BE, mbështetur dhe legjislacionin e BE, për politikat e mjedisit. Këto politika, janë prioritete për BE, kemi marrëveshje të gjerë, e cila është më e rëndësishmja dhe si ambicie ka që Evropa të jetë neutrale për mjedisin deri në vitin 2050”, tha Soreca.

Sipas tij, BE po lançon një strategji me objektivin që të ketë zero ndotje. “BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin, standardet mjedisore, e ne do të japim dhe 50 milionë tjera për vitet e ardhshme. Po ashtu, investimet do të fokusohet edhe në zonat e menaxhuara në rikonstruksionin e ekosistemeve. Shqipëria duhet ta vendosë mjedisin në përparësitë e saja, sepse në të kundërt këtë objektiva s’do të kenë rëndësi. Pra duhet komunikuar për të gjitha gjërat e reja, kulturore, politike, që Shqipëria të jetë më e gjelbërt dhe më e bukur për turistët. BE do e ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Të vijojmë të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër, e të shëndetshme drejt BE”, tha Soreca.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV