Shqipëria “ngec” në BE, shkak Maqedonia e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Telenovelë Brukseli”

Nga Fernada Cenko

Holanda tha “Po” hapjes se negociatave për Shqipërinë dhe ky qe një lajm pozitiv, duke na krijuar idenë se Shqipëria do të ecte një hap më përpara lidhur me procedurat. Por mesa duket nuk do të ndodh kështu, pasi Shqipërisë nuk mund ti hapen dyert për shkak të situatës së Maqedonisë së Veriut. Ditën e sotme pritet të diskutohet procesi i zgjerimit në Luksemburg në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, por nuk pritet ndonjë vendim i rëndësishëm, për vendet që presin zyrtarizimin e fillimit të negociatave. Dhe Shqipëria këtë herë duket se penalizohet nga Maqedonai e Veriut. Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë disa vende nuk dëshirojnë që të diskutohet dhe vendoset vetëm për Shqipërinë. Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por vendimi për një hap të tillë merret në Këshill vetëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së bien dakord për një gjë të tillë. Të martën do të zhvillohen të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi, dhe BE-së me Serbinë. Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues. Sakaq, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur takimin e tyre në Luksemburg për një sërë temash, që nga situata në Bjellorusi dhe deri te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :  Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Rama

Në një intervistë për televizionin francez “France 24”, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të surprizohej nga asnjë vendim i Brukselit zyrtar lidhur me kuadrin negociues, qoftë ai dhe negativ. Sipas kryeministrit, pavarësisht se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, problemet e brendshme të Brukselit e kanë zgjatur shumë procesin. “Para pandemisë, ishte vendosur që negociatat do të hapeshin, më pas u mor vendimi për të shtyrë Konferencën. Nuk më suprizon më asgjë nga Brukseli, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, çdo ditë ka një histori që është e vështirë. Sigurisht që duam të shohim çfarë do të bëhet por tani kemi një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet”, tha Rama para dy ditësh në një interviste për televizionin francez.

Të fundit

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne nuk kishim inflacion" dhe se...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Lajme të tjera

Web TV