Akaki Khorava, aktori gjeorgjian që luajti “Skënderbeun” shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akaki Khorava, aktori që interpretoi figurën e Skënderbeut në filmin me të njëjtin emër, u nda nga jeta më 23 qershor të vitit 1972…

…Filmi “Skënderbeu” është një nga prodhimet më serioze e mbresëlënëse të kinematografisë shqiptare në bashkëpunim me atë sovjetike. Filmi u realizua në vitin 1953. Regjisori i filmit ishte Sergei Jutkeviç, skenarist Mikhail Papava. Filmi me metrazh 90 minuta u xhirua në dy vende, në Shqipëri dhe në Rusi.
Në rolet kryesore luanin: Akaki Khorava, në rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Besa Imami në rolin e Donikës, Adivie Alibali në rolin e Mamicës, aktori rus Semion Sokolovski në rolin e Hamzait, aktorja ruse Veriko Anxhaparizhe në rolin e Dafinës, Naim Frashëri në rolin e Palit dhe në rolet e tjera aktorët rusë: Xhorxhi Çernovolenko, Oleg Zhakov, Aleksandër Vertinski, Sergo Zakariaxhe, Vladimir Belokurov, Vagram Papazian, Boris Tenin.
Në Amerikë u shfaq në vitin 1953, me titullin “Great Warrior Skanderbeg”, (Luftëtari i Madh Skënderbe).

Aktori kryesor

Akaki Khorava i kishte kaluar të 50-at kur regjisori Sergei Yutkevich i besoi rolin e një prej figurave më të rëndësishme në historinë e Ballkanit por dhe më gjerë. Me një karrierë normale si aktor, roli i Skënderbeut përbënte dhe kulmi i tij si aktor karriere.
68 vjet më pas, pjesa më e madhe e atyre që i dhanë jetë filmit të parë artistik kushtuar Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nuk jetojnë më. Shumica e stafit rus ka vdekur, po kështu dhe një pjesë e aktorëve shqiptarë. Titulli origjinal i filmit është “Vikijvoin Albanii Skanderbeg” dhe është realizuar me regji të Sergei Jutkeviç dhe me skenar e skenografi të Mikhail Papava. Drejtor fotografie ka qenë e Eugenij Andrikanis. Ndërsa muzika ëahtë një bashkëpunim mes kompozitorëve Çesk Zadeja dhe rusit Gli Sviridov.

Subjekti i filmit është treguar në mediat e huaja gjithnjë me këto fjali: “Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe duke organizuar Lidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamzait, nipit të tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Ai është filmi i parë artistik i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik”.

Lexo edhe :  Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ky është edhe filmi i parë që përfaqësoi vendin tonë dhe Rusinë në Festivalin e Kanës, ku u nominua me një çmim për regjisorin.
Edhe pse bashkëpunim shqiptaro-rus, filmi “Skënderbeu” është i pari prodhim madhështor i Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Në Festivalin e Kanës

“Great Warrior Skanderbeg”, (Luftëtari i Madh Skënderbe) është edhe filmi i parë që
përfaqësoi vendin tonë në Festivalin e Kanës, ku u nominua me një çmim për regjisorin. Por në të njëjtën kohë ishte edhe nga të fundit me të cilët u nderua Shqipëria. Megjithatë këtë na e shpjegon instituti “Luce”, i cili në një dokumentar për historinë moderne të Shqipërisë ka bërë të ditur se prodhimi i përbashkët ruso-shqiptar u pëlqye dhe u nderua me këtë çmim. Një gjë e panjohur kjo më parë për shqiptarët të cilët ishin në hije të këtij fakti. Por vetë filmi për Skënderbeun gjatë regjimit komunist u zhduk nga ekrani i televizionit shqiptar dhe trasmetohej shumë rrallë nëpër kinematë lokale. Sidoqoftë nga pikëpamja kinematografike, ky film mbetet nga më të vlerësuarit për kritikën e kohës. Dhe këtu bëhet fjalë për atë ndërkombëtare, e cila vlerësoi me nota të larta filmin mbi heroin kombëtar të shqiptarëve që njihej pothuajse në të gjithë Evropën. Ishte shumë domethënëse duke marrë parasysh se vendi ynë ishte një vend i mbyllur dhe vinte nga një e kaluar e prapambetur dhe nuk kishte tradita në kinematografi. Tashmë filmi “Skënderbeu” ka hyrë në historinë e kinematografisë shqiptare.

 

Të fundit

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV