Dhunoi gruan dhe djalin, SHÇBA arreston policin në Laç

Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arrestuar kolegun e tyre në Laç.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi Nikolin GJergji, 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.