Haaland i thotë ‘Po’ Realit, nisin negociatat me Dortmund-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid duket se ka shkëputur vëmendjen nga ylli i PSG Kylian Mbappe dhe tashmë ka fokusin tek bomberi norvegjez, Erling Haaland. Sipas raportimeve të mediave të huaja, sulmuesi i Borusias së Dortmundit duket se i ka dhënë dritën jeshile ekipit madrilen.

Problemi ende qëndron tek Los Blancos që duhet të arrijnë një marrëveshje me klubin gjerman përsa i takon ofertës për lojtarin. Haaland ka një klauzolë prej 75 milion eurosh që bëhet menjëherë aktive verën e 2022, por Dortmund synon të shesë talentin 20 vjeçar për një shumë më të madhe këtë merkato.

Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, klubi gjerman ka refuzuar më parë një ofertë prej 110 milion eurosh nga madrilenët dhe tashmë e vlerësojnë norvegjezin me vlerën e 150 milion euro, dyfishi i asaj që do të kishte përfituar merkaton e ardhshme. Megjithatë, presidenti Florentino Perez synon të rrëmbejë Haaland për 20 milion euro më pak se shuma e kërkuar nga gjermanët.

Haaland, i cili ka një kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024, ka shënuar 41 gola në po aq paraqitje sezonin e kaluar. Norvegjezi nuk zhgënjeu as në skenën europiane të Champions League ku arriti të realizojë plot 10 gola.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV