Ja përse ndjekim njerëz që nuk na pëlqejnë në rrjetet sociale!

Shumica e njerëzve para se të flenë lajnë fytyrën dhe dhëmbët. Por cili është veprimi që shpesh nuk e përmendim? Sipas “Cosmopolitan” para se flemë kontrollojmë disa profile në rrjete sociale.

Ndonjëherë ju shihni profilet e njerëzve që s’ju pëlqejnë fare, urreni mënyrën si flasin, çfarë kanë veshur etj, por për një arsye soe një tjetër, herë pas here “vizitoni” profilet e tyre.

Kjo njihet si “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni për arsye se  nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”.

Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Madje, sipas gjasave, ndërkohë që ju po hyni në profilin e dikujt që s’ju pëlqen, dikush tjetër mund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye.

Me fjalë më të thjeshat kontrolli i profileve të njerëzve të tjerë është një shpërqendrim nga bota.

psikologe klinike Meghan Jablonski, shpjegon se kanalizimi i energjisë tuaj negative në një profil Instagram-i ose Facebook-u arrin të reduktojë shpejt stresin, trishtimin ose dhe ankthin.

Nxitja e egos suaj, duke gjykuar të tjerët mund të bëjë që truri të çlirojë dopaminë, e cila rregullon aftësinë tonë për të ndjerë kënaqësi. Kjo e fundit, bën që një ves/zakon të krijohet më lehtë.

Fatkeqësisht, ndjesitë e këqija që mund të keni nuk largohen përgjithmonë. Prandaj, lëshimi i “kësaj energjie negative” në rrjete sociale për pak “lumturi të shpejtë” nuk është zgjidhje.

Ndonëse mund të jetë deri diku e pamundur të mos kontrollojmë kurrë asnjë profil, le të përpiqemi ta kanalizojmë zemërimin tonë diku tjetër.

Lexo edhe :  Studimi i NASA: Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

Gjithashtu, le t’i bëjmë “like” vetëm postimeve që na bëjnë vërtet të ndihemi mirë me veten dhe na ndihmojnë, kështu “magjistarët” e algoritmit të rrjeteve sociale të na shfaqin më shumë këto postime që duam dhe që na duhen, se sa postimet që i urrejmë, por duam t’i shohim.