Liga e Kampioneve/ Skuadra e Prishtinës kalon pengesën e parë, finale me Interin e Andorrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Prishtinës ia ka dalë që të kalojë pengesën e parë në turin paraeliminator në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Kosovës kanë mundur sot ekipin e San Marinos, Folgore, për të siguruar praninë në finalen e turneut paraeliminator që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.

Ekipi i drejtuar nga Zekiria Ramadani, ka triumfuar falë golave të Krasniqit në pjesën e parë dhe të Hotit në të dytën, në një ndeshje që e ka dominuar dhe ku ka qenë vazhdimisht në kërkim të suksesit duke mbyllur sfidën me 26 tentativa në portë.

Kjo ishte një provë e mirëfilltë force për këtë skuadër në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, ku pas tre ditësh do të kërkojë edhe kalimin në turin e parë të Ligës së Kampioneve përballë Inter Eskaldes të Andorrës. Ky i fundit mundi me shifrat 1-0 Torshavn të Ishujve Faroe në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” dhe siguroi biletën për përballjen me kampionët e Kosovës.

Folgore-Prishtina 0-2
51′ E. Krasniqi, 90’+1′ Hoti

Formacionet zyrtare

Prishtina: Nikaj, Mici, Dellova, Krasniqi, Bardhoku, Lilaj, Xhon, Mankenda, Kryeziu, Boshnjaku, Krasniqi. Trajner: Z.Ramadani.

Folgores: Semprini, Broli, Arigoli, Piscaglia, Sottle, Nuçi, Fall, Spigi, Bernardi, Fedeli, Dormi. Trajner: O. Lepri.

Të fundit

Pjerin Ndreu paralajmëron vendimin e bujshëm/ Shëngjini mund të quhet “Willson”

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar marrjen e një vendimi të bujshëm, për të ndryshuar emrin e...

“Je ujk i veshur si diplomat!”/ Tensione mes Iranit dhe Izraeliti edhe në OKB

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, duke akuzuar...

Sulmi i hakerave në Bashkinë Tiranë, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Hakerat iranianë sulmuan ditën e sotme faqen e Bashkisë së Tiranës, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Grupi i hakerave “Homeland Justice” pranoi se fshihet...

Teherani i hapur për kufizime, por jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

Teherani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por përjashton mundësinë e një...

Belshi, sërish kryeqyteti i çiklizmit përfundon me sukses Kampionati Kombëtar Individual

Belshi është kthyer sërish në epiqendrën kombëtare të çiklizmit duke pritur për të disatin vit radhazi Kampionatin Kombëtar Individual të Çiklizmit, një nga eventet...

Lajme të tjera

Web TV