Manastirliu: Nis vaksinimi i punonjësve të shërbimeve kritike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjerohet fasha e vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e shërbimeve kritike dhe institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë, por synohet të rritet me tej, me vaksinimin e kombinuar, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

“Pavarësisht se jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë në vend, kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën, e aq më pak, ritmin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Lexo edhe :  Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

 

Të fundit

1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Më 6 gusht 1914, rrjeta e aleancave politike dhe ushtarake në Evropë filloi të shpërbëhej në një zinxhir shpalljesh...

Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së...

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre lidheshin me qendrat e mashtrimit...

Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnjë-Hercegovinës vendosi të mërkurën unanimisht që t’i revokojë mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Vendimi vjen pasi Gjykata...

Jashari përfundon pjesën e parë të vizitave mjekësore, pas firmës do të dalë në stërvitje

Ardon Jashari ka përfunduar pjesën e parë të vizitave mjekësore, e cila është një parakusht për nënshkrimin e kontratës së tij me Milanin. Mesfushori me origjinë shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV