Britney Spears për më shumë se 13 vite në gjyq me të atin: Dua të më kthehet jeta ime

Ylli i pop-it Britney Spears ka sulmuar konservatorizmin “abuziv” që ka kontrolluar jetën e saj për gati 13 vjet në një seancë gjyqësore.

Spears teksa foli në gjykatë për herë të parë për këtë çështje, akuzoi babain e saj për kontrollin ndaj saj.

Ajo tha se i ishte mohuar e drejta për të pasur më shumë fëmijë dhe u vendos nën efektin e drogës psikiatrike litium kundër dëshirës së saj.

Jamie Spears iu dha kontrolli mbi punët e saj me urdhër të gjykatës në vitin 2008.

Urdhri u dha pasi ylli i popit u shtrua në spital pas shqetësimeve të shëndetit mendor.

Ndërsa foli të mërkurën përmes telefonit me një gjykatës të Los Angelos, ylli i popit tha se ishte e traumatizuar dhe qante çdo ditë.

“Unë thjesht dua jetën time të më kthehet”

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Angelos, Brenda Penny falënderoi Spears për fjalët e saj të “guximshme”, por nuk dha një vendim.

Një proces i gjatë ligjor ka të ngjarë të ndodh para se të merret një vendim për t’i dhënë fund konservatorizmit./MCN.tv