Kaos me kompletimin e fazës së 1/8-ave, ja si ndahen të 3-at më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky Europian, i cili përveç dy të parave (vendi i parë dhe i dytë) të çdo grupi që avancon më tej, menjëherë dërgon edhe 4 nga skuadrat e kualifikuara si të tretat më të mira për të kompletuar fazën e 1/8- ave, ka krijuar shumë kaos në radhët e sportdashësve dhe tifozëve.

Fundja, deri dje skuadrat e kualifikuara janë në total 13, por nga këto vetëm 8 prej tyre e njohin tashmë kundërshtaren e tyre. Arsyeja është se shorti kërkon që skuadra si Belgjika për shembull presin të shortohen me 4 kombëtare të ndryshme, që sipas tabelës thekson se do të jetë një mes të tretës së Grupi A, D, E ose F. Po nga do të dalë ky ekip dhe mbi të gjitha si llogaritet se e treta e Grupit A, D, E apo F do të ndeshet me “Djajtë e Kuq”?
Rregullorja, edhe pse mjaft kaotike specifikon se për plotësimin e grupeve ka 15 variante të ndryshme (të cilat shpjegohen në tabelën në krahun e djathtë të faqes), duke nisur pikësëpari nga rregulli se asnjë prej skuadrave që janë ndeshur mes tyre në grupe nuk mund të luajë sërish kundër njëra-tjetrës në 1/8- at, por në vazhdimësi të turneut po. UEFA ka krijuar një rregullore e cila nuk varet as nga rendi alfabetik i rivaleve të mundshme, as nga ideja për të shmangur përplasjen e favoriteve të mëdha, siç mund të mendohet.

Rregulli i shpërndarjes së të tretave më të mira për të kompletuar tabelën e 1/ 8-ave, varet nga fakti se cili nga grupet do të nxjerrë skuadrat e treta më të mira të kualifikuara. Pra, përveç një renditjeje që përmbledh të tretat më të mira, do të ketë edhe një renditje se cilat nga grupet i kanë nxjerrë këto të treta më të mira. Pra, nëse në fund të raundit të parë të ndeshjeve në Grupe, ato që do të dërgojnë katër të tretat më të mira do të jenë për shembull Grupet A, B, C dhe D, do të ketë një ndarje të ndryshme, nëse në fund do të jenë Grupet A, B, D dhe E ato që do të nxjerrin katër të tretat më të mira për në 1/8-at.

Lexo edhe :  VIDEO: Super Rey Manaj! Shënon dhe nxjerr ekipin nga zona e rrezikut. 11 gola këtë sezon

SHEMBULLI ME BELGJIKËN

Për ta bërë më të thjeshtë: Nëse në mbylljen e ndeshjeve të grupeve mbrëmjen e sotme, në fund do të jenë Grupet A, B, C dhe D që do të nxjerrin katër të tretat më të mira, Belgjika në 1/8-at do të presë fituesen e Grupit A (Zvicrën).
Por, në rast se katër të tretat më të mira do të dalin nga Grupet A, C, D dhe F, Belgjika do të përballet me të tretën e F-së (sipas renditjes aktuale, dhe pa u luajtur ende ndeshjet, me Portugalinë). E njëjta gjë edhe për variantet e tjera.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV