Murgu në Greqi sulmon me acid 10 persona: Më pushtoi zemërimi

Kisha Ortodokse greke është tronditur nga ngjarja e djeshme, ku një klerik në Manastirin Petraki sulmoi me acid 7 mitropolitë dy avokatë dhe një roje.

Murgu 37-vjeçar Theofilaktos Komvos, i cili ishte në process ligjor pasi akuzohej se lidhej me një  çështje droge , do të pushej nga radhët e klerit.

37-vjeçari ishte i vendosur se do të ndëshkonte mitropolitët në rast se miratonin shkarkimin e tij.

Pak para se gjykata të shpallte vendimin kleriku nxori shishet me acid dhe nisi sulmin ndaj të pranishmëve.

“Më pushtoi zemërimi. Kisha prova në duar që vërtetonin pafajësinë time. Ndodhin kaq shumë gjëra dhe ndëshkuan pikërisht mua” i tha kleriku policisë.

Mitropolitët e lënduar së bashku me rojen kanë plagë të rënda në fytyrë. Si pasojë e acidit sulfuric i hedhur atyre iu shkrinë veshjet, këpucët, ikonat dhe kryqet në trup.

Mediat greke kanë publikuar pastime të mëparshme të 37-vjeçarit ku ai “paralajmëronte” se nuk do të flas me fjalë por me vepra.

Avokati i autorit ka thënë se kleriku vuante nga probleme të shëndetit mendor.