Një person në Tropojë tenton të qëllojë me thikë 46-vjeçarin, ai nxjerr kallashnikovin dhe e plagos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 46-vjeçar i identifikuar si Izet Ahmati është arrestuar nga policia pasi mëngjesin e sotëm ka plagosur Bardhyl Kolbibën, 39 vjeç, ngjarje e ndodhur në fshatin Luzhe në Tropojë.

Pas një konflikti të çastit Kolbiba ka tentuar të qëlloi me thikë 46-vjeçari por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me kallashnikov. I plagosuri është dërguar në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se pas ngjarjes autori është fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Pas arrestimit të tij është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e krimit kallashnikov me një krehër me municion luftarak si dhe thika e përdorur nga 39-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Shqipëria ‘përvëlohet’ nga i nxehti, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Dita e nesërme, 18 Qershor 2025, pritet të karakterizohet nga një përmirësim i ndjeshëm i kushteve të motit në...

Ditët e nxehta të verës, cilat pije alkoolike nuk duhen futur në frigorifer

Shija e freskët e një pijeje të ngrirë është padyshim tërheqëse, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë njerëz zgjedhin ngrirjen si një zgjidhje të...

Situatë alarmante në Elbasan, përhapet me shpejtësi zjarri në Kodër Krastë

Zjarri që u shfaq sot rreth orës 14:00 në zonën e Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, është përhapur me shpejtësi në...

“Altin Dumani, Falkone shqiptar”/ Palaço, njihemi që kur haje fara te shkallët e pallatit

I pandehuri i dosjes “Plumbi i Artë”, Xhuljano Hoxha, gjatë përplasjeve në GJKKO me të penduarin e drejtësisë Erion Alibej, reagoi nga kafazi për...

Kamerierët do të paguhen jo me pak se 70 mijë lekë

Vetëm një në pesë turistë që hynë në Shqipëri në prill fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo,...

Lajme të tjera

Web TV