Zaev: Negociatat me BE nuk mund të shndërrohen në negociata me Bullgarinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka komentuar vendimin e BE për mos çeljen e negociatave me këto dy vende. Ai e cilësoi si të paprecedentë faktin që një shtet anëtarë i BE-së, e këtu iu referua Bullgarisë, të vendosë veto ndaj tyre, për çështje të brendshme bilaterale. “Sot Evropa ka një problem. Ideja e madhe për Evropën e Bashkuar ka problem dhe vetë kjo është BE. Brukseli na përsëriti që nuk bëhet integrimi i merituar për Ballkanin Perëndimor, ky është problemi. Ku 27 shtete nuk heqin bllokadën e vendosur nga një shtet të BE, ky është problemi. Ne s’jemi vetëm”, është shprehur kryeministri maqedons. Duke e cilësuar kryeministrin Rama si vëlla dhe Shqipërinë si aleate të tyre, Zaev tha se rruga e vetme e këtyre dy vendeve është Bashkimi Evropian.

“Këtu jam me vëllain tim Edi Ramën. Ne kemi vizionin e njëjtë, e këto janë vlerat Evropiane. Nuk ndalemi këtu dhe në këtë rrugë me ne janë së bashku, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Populli ynë, përfaqëson vlerat Evropiane. Ne kemi ide të përbashkëta, sfida të përbashkëta me popujt tonë të rajonit. Ne duhet të afrojmë më shumë popujt tanë. Kemi mesazhe për të gjithë, alarmi është ky sot. Esenca dhe vlera e BE është në pikëpyetje. Këto vlera i afirmojmë nga Ballkani Perëndimor, ato janë drejtësia, solidariteti. Të gjithë nga BE duhet të dinë se cilat janë vlerat që promovojnë si pjesë të vlerave Evropiane, ato vlera nuk duhet ë sjellin në pikëpyetje barazinë e njeriut, solidaritetin”, tha Zaev.

Kryeministri maqedonas gjithashtu theksoi, se do të zhvillojë takime sistematike në Bullgari, për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes dy vendeve. “Javën e kaluar, unë dhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut shkuam në Sofje për të gjetur zgjidhje e për të bërë hap pozitiv në Bullgari. Rama ishte në Shkup për të koordinuar punët. Edhe pse bëmë hap përpara e mesazhet tona ishin të qarta, nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, tani është momenti për të gjetur forca. Pavarësisht se ishim të vetëdijshëm në pritshmëritë tona, vendimi i BE për të mos caktuar konfrencën e parë ndërqeveritare është dëshpërim i madh dhe mossukses i BE për zgjerimin dhe mesazh i keq për Rajonin. Vota e Bullgarisë për të mos dhënë votën për hapjen e negociatave nuk është në të mirën e frymës për fqinjësisë së mirë. Negociatat me BE nuk mund të kthehen në negociata me Bullgarinë”, tha ai gjatë konferencës për shtyp. Sipas tij, identiteti maqedonas nuk mund të jetë temë dhe subjekt i negociatave. “Ecuria jonë në BE duhet të varen nga reformat që ne ndërmarrim në vendin tonë dhe arritjen e standardeve Evropiane. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe këtë e ndajnë të gjitha vendet e tjera të BE. Identiteti maqedonas nuk mund të jetë temë dhe subjekt i negociatave. Maqedonia e Veriut, u bë anëtare te 30-të me NATO-n dhe u ul në krye të shteteve më të forta të botës. Sot jemi partner me Shqipërinë dhe anëtarët e tjetër të NATO-s. BE mbetet aleati ynë strategjik për të mirën e përbashkët. Vlerat Evropiane janë të shenjta si vetë BE. Liderët Evropianë duhet të marrin parasysh që dështimet e përsëritura do të hapin derën dhe do të inkurajojnë eruoskeptikët, për këtë BE duhet të gjejë formulën për të mbajtur fjalën”, nënvizoi Zaev.

Lexo edhe :  PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Në fund fjalën e tij e mbyll me premtimin se qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për të bërë mundësuar anëtarësimin në BE. “Mbetemi të përkushtuar në qëllimet tona strategjike për anëtarësimin në BE. Kam edhe një mesazh, ata që më njohin e dinë se unë nuk heq dorë. Unë nuk do të heq dorë! Do të shkoj edhe njëherë në Sofje e sërish, sërish e sërish, derisa të gjejmë zgjidhje. Maqedonia e Veriut është Evropë, Shqipëria është Evropë dhe Ballkani është Evropë”, tha Zaev.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV