Njëlloj si në Botëror, Belgjika e pëson se doli e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre vite më parë, një gol i Adnan Januzajt ndaj Anglisë bëri që Belgjika praktikisht të humbiste mundësinë për të shkuar qetësisht në finalen e Botërorit. Ai gol i dha vendin e parë në grup dhe kaloi belgët në krahun e ekipeve më të forta në fazën me eliminim direkt, mes të cilëve Franca, e cila e mposhti në gjysmëfinale.

Në këtë Europian, Belgjika fitoi grupin e saj më diferencë nga ndjekësit, por përsëri e sheh veten në krahun e skuadrave pretendente për turneun me përballje të vështira duke nisur nga ajo me Portugalinë, për të vazhduar më pas me një përballje të mundshme me Italinë e më tej me Francën apo Spanjën.

“Krahu tjetër ishte më i thjeshtë, me sa duket nuk është gjë e mirë të jesh i pari në grup. Por gjithsesi, kundërshtarët kanë frikë të luajnë kundër nesh. Duhet thjesht të tregojmë që është e drejtë të na kenë frikë”, tha Janik Karrasko sot para mediave.

Të fundit

Capello analizon Milanin: “Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur...

Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vetëm të iki ky…

Nga Lutfi Dervishi Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante: "Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy" Dhe ai...

Meloni takohet me Presidentin Vuçiç: Mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u takua mbrëmjen e djeshme në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, takimi...

Putin takim kokë më kokë 3 orë me të dërguarin e Trump për luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me emisarin amerikan Steve Witkoff në Kremlin, ndërsa afati i vendosur nga Donald Trump për një armëpushim në Ukrainë po...

Lajme të tjera

Web TV