E rëndë/ Dy motrat humbin jetën nga uria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar së fundmi në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se dy motra rreth 50 vjeçe janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në Marianopoli.

Policia thotë, se i ka gjetur gratë në një shtëpi të rrënuar në kushte mizerable, në mes të një varfërie ekstreme dhe një ambienti të rrethuar me plehra dhe shumë mbeturina të ndryshme.

Dyshohet se dy motrat kanë vdekur nga mungesa e ushqimit pasi ishin pa familje dhe pa mbështetje.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se kur autoritetet shkuan në shtëpinë e grave, njëra prej tyre kishte ndërruar jetë, ndërsa tjetra, ndodhej në gjendje kritike.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë duke humbur jetën vetëm pak orë më pas.

Të fundit

Nokaut brutal/ Boksieri 20-vjeçar hedh në parket Dillian Whyte në raundin e parë

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte. Dueli i zhvilluar të...

Nga Amerika në Kosovë, amaneti që lidhi kujtime, luftëra dhe jetë të humbura

Mimoza Dajçi  Në fund të muajit të kaluar udhëtova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë. Presidentja e Republikës së Kosovës Sh. S....

Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Skender Minxhozi Kur deklaronte se do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë pa hyrë ende në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte besimplotë dhe serioz. Nuk...

Aksident në Shkodër, kamioni përplaset me makinën! Raportohet për 3 të plagosur rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat me 3 të plagosur rëndë. Një kamion raportohet se është përplasur me një makinë në kryqëzimin e...

Natë makthi për Neymar/ Santos pëson humbje të rëndë, edhe tifozët i kthejnë shpinën

Ishte një e diel makthi për Neymar dhe Santosin. Përpara një turme vendase në Vila Belmiro, skuadra e Santos pësoi një humbje të thellë 0-6 kundër...

Lajme të tjera

Web TV