“BET Awards”/ Cardi B zbulon shtatzëninë e saj të dytë

Cardi B bëri një surprizë të dyfishtë për fansat e saj në “BET Awards”, të dielën, jo vetëm me performancën e saj të paparalajmëruar, por edhe me lajmin se apo po pret fëmijën e saj të dytë.

Gjatë festivalit të ndarjes së çmimeve, Cardi interpretoi krahas Migos, duke iu bashkuar bashkëshortit të saj Offset në skenë.

Reperja më pas e konfirmoi lajmin e shtatzënisë duke postuar një foto nudo që shfaqte barkun e pikturuar në të bardhë dhe duke shkruar krahas: #2!.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Ajo njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në të njëjtën mënyrë si të parën, gjatë performancës në skenë.

Kujtojmë se Cardi B dhe Offset u martuan privatisht në vitin 2017 dhe e konfirmuan vetëm një vit më vonë martesën e tyre.