Humb jetën shqiptari në Itali, ra në kontakt me energjinë elektrike (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savignano të Italisë.

Mediat e shtetit fqinj, shkruajnë se një shqiptar, ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është identifikuar si Zaim Qoshja, 60 vjeç. Ai dyshohet se ishte duke rregulluar një zgjatuese në shtëpinë e tij, kur ra në kontakt me korrentin.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Mediat përtej Adriatikut, po ashtu shkruajnë se Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998. Ai kishte punuar prej vitesh në sektorin e ndërtimit, më konkretisht murator dhe ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Të fundit

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për...

Cilat janë dy zonat më të shtrenjta në Shqipëri?

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në...

80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Pas 67,5 mln eurove të refuzuara nga Liverpool, Bayern po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz. Sipas gazetarit Ben Jacobs, kampionët...

Nën akuzë për fshehje pasurie, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Dogjanit

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e spak dhe ka kaluar per gjykim te dosjes ne ngarkim te deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzen...

Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për ‘shkundje’?

Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një takim “retreat”. Nesër, rreth orës 13:00,...

Lajme të tjera

Web TV