Luixhi Pirandelo, pararendësi i Teatrin Absurd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28 qershor 1867

Luixhi Pirandelo u lind në 28 qershor 1867, Agrigento, Itali. Ishte një shkrimtar, dramaturg dhe poet italian. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1934.

Biografia
Pirandello, me prejardhje nga një familje e mirëqenë borgjeze, u lind në fshatin Kaos në rrethinat e Agrixhentos (një qytet në Sicilinë jugore) të Italisë. Ashtu siç ka rrëfyer shpesh ne librat e tij, ka pasur një fëmijëri jo te lehtë për shkak te vështirësisë për te komunikuar me të rriturit. Vuante dhe nga pagjumësia. Pasi kreu studimet ne vendlindje, vazhdoi studimet universitare në Palermo dhe pastaj në Romë, dega filologji romane, studime që arriti ti përfundonte vetëm në Bonn të Gjermani-së.

Suksesi
Kurorëzimi i Pirandellos si shkrimtar i mirëfillte erdhi bashkë me romanin e tij të parë, “Qe Mattia Paskal”, i publikuar në 1904. Edhe pse kritika letrare nuk i dha shumë hapësirë, publiku e priti mirë shkrimtarin dhe vlerësoi filozofinë e tij të “maskave”, e cila do ta shoqëroje gjatë gjithë veprave.
Në vitet pas 1922 i dedikohet edhe teatrit, gjithmonë ne gërshetim me një ironi të hollë dhe një pështjellim i sjelljes së njeriut, ne kërkim të së vërtetës kaq relative dhe personale.
Luixhi Pirandelo mori Çmimin Nobel në Letërsi në 1934, për “Rinovim të guximshëm e të shkëlqyer të dramës”. Veprat e Pirandelos përfshijnë novela, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave janë të shkruara në gjuhën siciliane. Tipike për Pirandelon është të tregojë se si arti apo iluzioni përzihen me realitetin dhe se si njerëzit i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe – fjalët nuk janë të besueshme dhe realiteti është në të njëjtën kohë i vërtetë dhe i rremë. Farsat tragjike të Pirandelos janë parë shpesh si pararendëse për Teatrin Absurd.
Vdiq në 10 dhjetor 1936 Romë, Itali

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV