“Më fal, unë e bëra”/ Si e detyruan hetuesit bashkëshortin e studentes 20-vjeçare që të rrëfejë krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline në Greqi nga bashkëshorti i saj. Mediat greke shkruajnë se hetuesit e kanë lodhur Babis Anagnostopulos derisa ai të rrëfejë krimin.

Hetimet zgjatën për plotë 37 ditë ditë pasi bashkëshorti i studentes thurte skenare duke e fshehur krimin pas një grabitje. Sipas mediave helene, oficerët që kryenin hetimet fituan besimin e Babis dhe i qëndruan afër gjatë gjithë hetimeve.

Por në anën tjetër, Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të gjetur prova të mjaftueshme për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfejë ngjarjen. Në një moment, vrasësi u lodh nga seancat e gjata të dëshmive dhe pyetjeve dhe deklaroi vrasjen.

“Pra, Babis, çfarë tjetër? Përsëriti hetuesi në momentin kritik të dialogut të tyre? . I mbërthyer, piloti i helikopterëve privatë, Babis Anagnostopulos, pastaj i vendosi duart mbi tryezë dhe u thye.

“Më vjen keq, më fal, unë e bëra atë”  – tha Babis.

Tashmë piloti grek është pas hekurave, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në krim

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV