Rama: Dritan Leli nuk ka më vend në PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje Asamblenë e PS-së në Vlorë. Gjatë mbledhjes nuk ka lënë jashtë agjende “çështjen Leli”. Mësohet nga burimet të brendshme se kryeministri ka lënë porosi për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ku ky i fundit nuk ju përgjigj me akt dorëheqjes së kërkuar nga Rama para zgjedhjeve parlamentare. Kreu i qeverisë ka thënë se në Partinë Socialiste nuk ka më vend për Dritan Lelin. Rama është shprehur se ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por duke qene se nuk zgjodhi këtë rrugë beteja ndaj tij do te vazhdojë. “Do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë nuk duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik. Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën”, mësohet se ka thënë Rama.

Përplasja

Përplasja mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut socialist Dritan Leli duket se çdo ditë e më shumë është rritur. Ajo u bë publike para se të regjistroheshin kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në KQZ. Leli refuzoi që të hiqte dorë nga mandati i kryebashkiakut e të kandidonte për deputet. Duket se ky ishte kulmi i një përplasjeje të brendshme në kampin socialist. Gjatë fushatës, kreu i PS-së e quajti kryebashkiakun e Vlorës “të vdekur”, ndërsa gjithmonë në aktivitetet e tij e ka shmangur. Ndërkohë, pas zgjedhjeve ka nisur edhe “hakmarrja” ndaj Lelit nga socialistët lokal. Prej një muaji, kryetarja e Këshillit Bashkiak ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të zhvilluar seanca dëgjimore me kryetarin e Bashkisë Dritan Leli. Ata pretendojnë se në qarkun e Vlorës mungojnë investimet në infrastrukturë dhe se Bashkia nuk ka marrë masat për të përballuar sezonin turistik. Por pavarësisht këmbënguljes së tyre, deri më tani kryebashkiaku e ka shmangur një përballje të tillë, duke e konsideruar si “gjyq publik”. Herën e parë që ndodhi para dy javësh, Leli nuk lejoi që mbledhja e Këshillit Bashkiak të bëhej me prani fizike. Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej online, ndërsa mbylli edhe derën e teatrit duke u bërë pengesë edhe për pjesën tjetër të Këshillit Bashkiak. Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka dështuar edhe dy herë të tjera, ndërsa ende insistohet që të mblidhen. Por, teksa kryebashkiaku Dritan Leli akuzohet nga kolegët e tij në Vlorë se nuk ka marrë masat dhe nuk ka bërë investime për pastrimin e qytetit, vërehet një vëmendje e shtuar e ndërkombëtarëve te Bashkia e Vlorës.

Lexo edhe :  Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Ndryshimet e drejtorëve

Kreu i Qeverisë është ndalur edhe tek lëvizjet e drejtorëve në të gjithë vendin. Ai ka shprehur pakënaqësi sidomos lidhur me sjelljen e drejtuesve të institucioneve. Sa i takon sistemit të emërimeve të drejtorëve nga deputetët, Rama u shpreh shkurt: “Ta harroni”. “Duhet të mblidhet Partia Socialiste që të vendosë. Shumë drejtues janë arrogantë”, ka deklaruar kreu i qeverisë, ndërsa paralajmëroi se do të ketë rotacion.

Të fundit

Real Madrid dhe Chelsea, gati shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve big

Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve...

“Vendi më i humbur në Shqipëri”, premierë në amfiteatrin e Durrësit

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit historinë e një...

Historike! Firmoset akordi për urën që do të bashkojë Italinë me Siçilinë

Marrëveshja programore për ndërtimin e Urës së Ngushticës së Mesinës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, është nënshkruar zyrtarisht në Ministrinë e Infrastrukturës...

Pengmarrje dhe tendera! Si SPAK zbuloi ngjarjen në shtëpinë e zyrtares së KPP-së

SPAK gjatë hetimeve, ka zbuluar një ngjarje kriminale të dyshuar të ndodhur në vitin 2020. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i...

Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni (thuhet se është daja i Endri Shabanit), i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV