Zëdhënsja e MPJ-së ruse: Kosova nuk është shtet, ajo është një vrimë e zezë në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më kujtohet se si 10 vjet më parë, reklama “Kosova është një vend i mundësive” shfaqej vazhdimisht në CNN.

Por edhe tani, Kosova nuk është shtet dhe nuk ka kurrfarë mundësish, i tha të përditshmes “Kurir”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova.

“Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare dhe fetare”. ka thënë ajo në këtë intervistë.

Ajo më tutje ka komentuar edhe qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti duke e cilësuar qeverinë e tij si “ekstremistë”.

“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin Evropian. Këtu janë rezultatet e agresionit të NATO-s dhe politikës perëndimore. Projekti perëndimor “Kosova” ka dështuar. Pavarësisht nga shuma e madhe e parave të derdhura në të, si media ashtu edhe aspektin politik, ajo ka dështuar plotësisht.”, ka deklaruar zëdhënsja e ministrisë së jashtme ruse.

Zaharova, thotë se BE-ja rezultoi të jetë një ndërmjetësues i keq në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për Kosovën.

“Më lejoni t’ju kujtoj se në vitin 2013, të ashtuquajturat marrëveshje të Brukselit ishin harmonizuar. Beogradi ka përmbushur pjesën e tij të këtyre zgjidhjeve, ndërsa Prishtina ka refuzuar të sigurojë një kusht kryesor, krijimin e një Bashkimi të Komunave Serbe në Kosovë me kompetenca të gjera administrative dhe ekzekutive. Për më tepër, “autoritetet” aktuale të Kosovës nuk dëshirojnë ta shqyrtojnë fare çështjen. Nga ana tjetër, Brukseli nuk mund të bëjë asgjë për këtë, është i kufizuar në thirrje të lira, pa hapa konkretë për t’i detyruar shqiptarët e Kosovës të ndjekin detyrimet e tyre. Nëse zgjidhjet e rëna dakord në mënyrë demonstrative nuk përmbushen dhe BE nuk ka forcën për të ndikuar në të, atëherë çfarë lloj ndërmjetësi ka treguar ajo vetë?”, është shprehur zëdhënsja e minsitrisë rusë të jashtme./MCN.tv

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV