Balla merr dozën e parë të vaksinës, ja nga cila kompani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19.

Balla u paraqit sot në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinua me vaksinën AstraZeneca. Përmes një postimi në rrjete sociale Balla u bën thirrje të gjithëve atyre që janë +18 vjeç, të shkojnë në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E – Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur.

“Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E – Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19”, shkruan Balla.

Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV