Dy rusë spiunazh në Shqipëri, erdhën gjatë stërvitjes së ushtrisë amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Burimet bëjnë me dije se rusi i parë Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimtë nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evropë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nën argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dytë Cherkasov hyri në 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua që të fuste në vendin tonë dronin. Ai u mbaj nen vëzhgim gjatë tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori. Cherkasov u vëzhgua në distancë nga antiterrori shqiptar thanë burimet e sigurta të Top Channel, rezulton se ai qëndroi në një hotel luksoz në Tiranë, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtete, e pastaj u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre ditë për tu larguar me pas nga Shqipëria. /Top-channel.tv/

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV